Nata njujorkeze
Në monitor nata njujorkeze me yje,
me yje - pikla në sfondin sterr të zi.
Dhe unë rri shoh si yjet bien mbi grataçiele
Duke lënë një bisht të ndritur pas.
Kështu pata parë qiellin me yje
nga maja e Kulmeve të Dervenit,
kur dilja natën nga turni i tretë.
Dhe isha i kënaqur që nuk i shihja
nga prapa telave me gjemba
apo nga vrima e vockël e qelisë.
Sa herë pata vendosur të mësoja
yjet dhe emrat e tyre në hartë,
sikur ta dija se kurrë s'do më shqitej nga pamja
qielli natësor me yje.
Dhe ja tani vështroj natën e Nju Jorkut
në ekranin e monitorit.
Dhe të afërmit e mi të dashur
ndodhen larg, larg,
përtej detrash, oqeanesh,
dhe unë nuk e di
në ç'drejtim t'i kërkoj,
sepse kurrë nuk mësova
të gjejë Arushën e Vogël
dhe as yllin polar,
dhe pse e dija që e kam mallkim
të kundroj yjet në natën sterr të zezë,
larg, shumë larg nga të dashurit e mi,
dhe tani edhe nga mëmëdheu im.
Bronx, l5.IV. l993